Java e modës në Sao Paolo, Stilistët më të famshëm prezantojnë koleksionet dimërore

 Stilistët më të famshëm brazilianë kanë prezantuar koleksionet e tyre dimërore në Javën e Modës në Sao Paolo. Ky është edicioni i 40-të i shfaqjes së modës dhe do të vijojë deri më 23 tetor.Eventi nisi me prezantimin e markës prestigjioze për femra në Rio de Janeiro, ANIMALE. Në koleksionin dimëror mbizotëronin ngjyra e bardhë, e zezë dhe ngjyra e tokës. Modelet sfiluan me fustane në formë palltosh të lehta, kombinuar më çanta me ngjyra, ku toni mbizotërues ishte e kuqja dhe jeshilja.Drejtori krijues i Javës së Modës në Brazil, Paulo Borges, tha se edicioni i 40-të është special, pasi vjen në një kohë kur Brazili po vuan nga recesioni më i rëndë në disa dekada.“Edicioni i 40-të i Javës së Modës është i veçantë, sepse vjen në një kohë kur është folur shumë për krizën ekonomike që po kalon Brazili…. Ky event i modës tregon për forcën, kreativitetin, se sheh gjithmonë përpara për të përmirësuar ekonominë. Industria e modës ka aftësinë të jetë elastike dhe transformuese, dhe mund të ndikojë në përmirësimin e ndjeshëm të ekonomisë nëpërmjet risisë dhe kretivitetit”.Më pas u prezantua koleksioni dimëror i stilistit Raquel Davidoëicz, që kishte ndërthurur në veshjet e tij, luksin me komoditetin.Java e modës në Sao Paolo është një ndër eventet më të rëndësishme të modës në Amerikën Latine.-cf5a5d93f5b0c4c0 -5100fea3a132e672 -3ac9e597c186b55a