Selena Gomez në krye të klasifikimit, albumi në vendin e parë në “Billboard”
Pop starja Selena Gomez ka lënë pas reperin “The Game” duke u renditur në krye të klasifikimit në Billboardin amerikan. Albumi i saj është renditur i pari në përmbledhjen me 200 albumet më të mirë të javës nga revista muzikore.“Revival”, rekordi i dytë i 23-vjeçares Gomez ka shitur 85,000 albume, 198,000 këngë dhe u transmetua 18.5 milionë herë përgjatë një javë deri më 15 tetor, sipas të dhënave të publikuara nga revista muzikore.Grafiku me 200 albumet sipas Billboardit bazohet në shitjen e albumeve, të këgëve dhe transmetimet përgjatë një jave.Ndërsa reperi amerikan “The Game” u pozicionua i dyti me albumin "Documentary 2," dhe pas tij, The Weeknd me "Beauty Behind the Madness.Javën që shkoi, vendin e parë në Billboardin amerikan e zuri Janet Jackson me "Unbreakable”. Ky është albumi i 11-të për Jackson, dhe i pari pas vdekjes së vëllait të saj, Michael Jackson. Këngëtarja ka shitur deri më tani 109.000 albume dhe është transmetuar 4 milionë herë brenda një jave.