Justin Timberlake përlotet për bashkëshorten: Është guri im i çmuar

Një fjalim prekës ka bërë të përlotet Justin Timberlake, por edhe ka emocionuar të pranishmit në ceremoninë e “Memphis Music Hall of Fame”. Ylli 34-vjeçar është shprehur se ndihet i nderuar që ka arritur suksesin e legjendave me të cilët është rritur duke i dëgjuar.Timberlake është një nga yjet e pop-it më të famshëm në botë me një sukses të madh, por pavarësisht gjithë famës, ai nuk i harron rrënjët e tij. Në fjalimin e tij ai falenderoi bashkëshorten dhe nënën e djalit të tij 6-muajsh, Jessica Biel, duke e quajtur atë gurin e tij të çmuar.“E dashur, të dua aq shumë sa nuk mund ta them dot me fjalë dhe më shumë së çdo tekst këngë që mund të shkruaj për ty”, tha Justin teksa fshinte lotët.Këngëtari i “The Sexy Back”, i cili u martua në vitin 2012 me Jessica-n, e përshkroi atë si të bukur, të dashur dhe e falendëroi që është e kuptueshme ndaj të metave të tij. 34-vjeçari dhe aktorja 33-vjeçare, kanë një djalë, i cili erdhi në jetë në fillim të këtij viti.34 tumblr_inline_nwhmiv31Ur1tf7e9f_1280 246cce3e13533c76e28266d9068bc18c/oranews.tv/