Mbytet varka me dy peshkatarë në lumin Buna, njëri shpëton, s'dihet fati i tjetrit

Një varkë peshkimi është mbytur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës  20:20 në ujrat e lumit Buna me Shkodër.Ngjarja ka ndodhur pranë ishullit të Dailanit në brigjet e këtij lumi.Në varkën e mbytur gjendeshin dy peshkatarë, ku njëri prej tyre është mbytur, ndërsa një tjetër ka arritur të dalë nga këto ujra i gjallë.Dy peshkatarët pas fundosjes së varkës, janë përpjekur të dalin në breg me not, por vetëm njëri prej tyre ia ka arritur.Pershkatari i mbytur është Hyqmet Shatza 52 vjeç, ndërsa peshkatari që arriti të dilte me not në breg është Isuf Vejuka, 60 vjeç.Ka qenë ky i fundit që më pas ka thirrur për ndihmë, peshkatarët aty pranë të cilët i kanë ardhur në ndihmë dhe pasi janë njoftuar se në varkë ishte edhe një tjetër person kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit.Ndërkohë 60-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.Efektivët e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë në kërkim të trupit të peshkatarit të mbytur.Dyshohet se trupi i pajetë i peshkatarit të jetë ngatërruar në rrjetat pranë vendit ku është mbytur varka, por për shkak të erresirës kërkimi është i vështire dhe pritet mëngjesi i nesërm për të rinisur.Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, ndërsa dyshohet se shkak i mbytjes së varkës të ketë qenë një pakujdesi e peshkatarëve e ndihmuar edhe nga rrjedha e lumit që ka sjellë përmbysjen e saj.Përveç forcave të policisë edhe peshkatarët e zonës janë duke kërkuar për trupin e pajetë të peshkatarit.Ujrat e lumit Buna me prishjen e kushteve atmosferike bëhen edhe më të rrezikshme për shkak të shtimit të rrjedhës.[caption id="attachment_602134" align="alignnone" width="640"]mbyten peshkataret1 Ne foto: Pamje nga lumi ku u mbyt varka me peshkatare[/caption][caption id="attachment_602133" align="alignnone" width="640"]mbyten peshkataret2 Ne foto: Pamje nga lumi ku u mbyt varka me peshkatare[/caption][caption id="attachment_602132" align="alignnone" width="640"]mbyten peshkataret Ne foto: Pamje nga lumi ku u mbyt varka me peshkatare[/caption]/oranews.tv/