Lezhë, sekuestrohen 424 kg kanabis, pranga poseduesit, në kërkim dy vëllezër
Policia e Lezhës ka sekuestruar 424 kilogramëve lëndë narkotike, kanabis sativa si dhe arrestoi Simon Beqiri 64 vjeç, tek banesa e të cilit u gjet droga. Ndërsa u shpallën në kërkim dy vëllezër Petro (Petrit) Doda (Bardhi) dhe Florian(Fran) Bardhi, njëri prej të cilit administrator në njesine administrative Kacinar Bashkia Mirdite.Lënda narkotike është gjetur në fshatin Simon, të njësisë administrative të Kaçinarit dhe gjatë bastisjes së saj ndër të tjera janë sekuestruar edhe një peshore që shërbente për të peshuar drogën, thasë plastikë për ta paketuar, karta identiteti, etj.Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se kjo sasi lënde narkotike po përgatitej për ambalazhim, dhe do trafikohej nga dy vëllezërit Petro Doda dhe Florian Bardhi në Sarandë dhe prej andej në Greqi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” .
