Shoqata e Konsujve tryezë, Ndroqi: Potencialet e Shqipërisë nuk po shfrytëzohen në maksimumin e tyre për punësimin

Për të dytin vit radhazi Shoqata e Konsujve të Nderit të Shqipërisë ka mbledhur aktorët kryesorë të qeverisë, biznesit dhe diplomacisë në një bashkëpunim real të tyre në thithjen e investimeve dhe nxitjen e punësimit përmes diplomacisë ekonomike.Kryetari i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, Ylli Ndroqi kërkoi shfrytëzim të potencialeve reale që ka Shqipëria për të rritur punësimin duke garantuar kontributin e shoqatës që ai drejton në këtë proces.