Studentët firmosin peticion, kërkojnë që karta e studentit të jetë funksionale
Karta e studentit vijon prej vitesh të jetë një gjë krejt e pavlerë për studentët. Për këtë arsye studentë të mbështetur edhe nga organizatat drejtuese të tyre njoftojnë se i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit me një peticion ku kërkojnë përfitimin e lehtësirave që vijnë prej kartës së studentit. Ata kanë njoftuar edhe një protestë të mërkurën në lidhje me këtë çështje.Avokati i Rinisë në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar kanë vendosur ti dërgojnë një peticion Ministrisë së Arsimit për mosfunksionimin e kartës së studentit:Françeska Muço , Koordinatore e Avokatit të rinisë: “Pas 2 letrave publike që ne i kemi drejtuar Ministrisë së Arsimit si në rrugë formale si në rrugë joformale nuk kemi pasur asnjë lloj përgjigje.Prej shumë vitesh është folur karta e studentit por gjithmonë ka qënë një e drejtë e mohuar , pra gjithmonë ka qënë në mungesë.”Janë të shumtë ata studentë të cilët firmosin peticionin pasi nuk janë të pajisur me kartë studenti.Studente : “Është hera e parë, viti i parë.Jam e interesuar për abonenë, pres të paktën përgjysmimin çmimit të abonesë mujore.”Por ka edhe nga ata studentë të cilët edhe pse kanë aplikuar ende nuk kanë në duar kartën apo edhe ata qe e kane nuk kanë asnjë përfitim prej saj:Studente :“Kam aplikuar faktikisht pranë bashkisë së Tiranës por nuk kam mundur ta tërheq . Sa herë kam shkuar atje thonë që nuk ka dalë.”Studente : “Kam aplikuar për kartën e studentit para 2 vitesh kur është bërë karta e cila shpërndahej nga Bashkia , e kam marrë kartën e studentit por realisht nuk është se kam marrë ndonjë përfitim pasi në biznese apo institucione ku kam paraqitur kartën nuk ka qënë funksionale.”Maratona e nënshkrimit të peticionit do të shtrihet në të gjitha fakultetet dhe universitetet publike dhe private të vendit, për tu finalizuar ditën e mërkurë kur studentët kanë njoftuar se do të zhvillojnë protestë përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar zbatimin e ligjit. /Oranews.tv/