Komisioni i Punës rrëzon propozimin për orët shtesë
Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale rrëzon variantin e Ministrisë së Mirqënies Sociale qe parashikonte se punedhënsi kishte të drejtën të urdhëronte punonjësit të kryenin orë shtesë. Ndërkohe mbeti ne fuqi propozimi tjeter qe ndalon rikthimin ne pune te punonjëesve që vertetojne ne gjykate se jane larguar padrejtesisht nga puna.Rrëzohet propozimi i qeverisë në kodin e punës qe i jepte të drejtë punëdhënësit të urdhëroje punonjësin të bëje orë shtesë duke lënë në fuqi variantin e vjetër qe percakton se kerkesa per ore shtese eshte ne varesi te rrethanave. Kryetarja e Komisionit të Punës Çështjeve Sociale,dhe Shëndetësisë Albana Vokshi u shpreh se propozimi i ministrise ishte skllavëruese për punonjësit.Albana Vokshi : “Në kushtet specifike për orët shtesë nuk mund ta urdhëroj. Lërjani në dorë punëmarrësit që të zgjedhi. Pra lini pjesën e negocimit. Lëreni ashtu siç ka qënë ligji . Trajtohesh si skllav."Erjon Manohasa : “S'është trajtim si skllav”Albana Vokshi: “Jo jo ashtu është tamam sepse e detyron deri në 200 orë që të punojë. E urdhëron që të punojë.”Erjon Manohasa : “Për mua nuk ndryshon gjë. Gjithësesi e heqim si të doni.”Albana Vokshi : “Të negociohet pjesa e orëve shtesë.”Opozita ja doli për nenin e orëve shtesë, por nuk mundi të rrëzojë propozimin tjetër që lidhet me të drejtën për rikthim në punë të punonjësit pasi gjykata konstaton se ai është larguar padrejtësisht nga puna. Për këtë çështje mbeti i vlefshëm vetëm shpërblimi financiar. Një ndryshim në favor të punonjësve ishte edhe e drejta për të marë 30 ditë leje pa pagese . /Oranews,tv/