PD: Zhvendosja e romëve për të betonizuar liqenin

Mazhoranca dhe opozita në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë përfshirë në debate të nxehta për zhvendosjen e romëve nga zona e liqenit artificial. Edhe pse u vendos që brenda javës do të ketë një interpelancë me kryebashkiakun Veliaj për këtë çështje.Shqetësimeve të opozitës për romët dhe ndërtimet tek liqeni artificial iu përgjigj kryetari i Këshillit, Aldrin Dalipi.Aldren Dalipi : "Familjeve iu dha mundësia të zhvendosen nga hapësira të cilat i përdorin në mënyrë të jashtëligjshme për të jetuar në qendrën tranzicione të emergjencave. Familje të cilat ishin të regjistruara në qytete të tjera mund të zgjedhin që të rikthehen në shtëpitë e tyre ose të përfundojnë nga mundësitë e mësipërme të ofruara në Tiranë ."Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i të djathtëve në këshillin Bashkiak, e quajti të turpshme deklaratën e Dalipit, ndërsa akuzoi se ka një plan për betonizimin e liqenit.Leonard Olli: "Dëbimin e komunitetit rom në shpërfillje të plotë të të gjitha te drejtave konventave ndërkombëtare dhe të drejtave më minimaliste kushtetuese njerëzore e bëri me emër të një masterplani të Tiranës . Këto janë materiale të mbledhura nga konkursi që ne nuk e dimë se çfarë është pranuar dhe çfarë nuk është pranuar. Si mund të dimë ne duke shkelur ligjin? Sepse ai projekt është një vendim ligjor, është një vendim parlamenti.Në rend dite, këshilli shqyrtoi pagesat e ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuar, cështje që gjeti konsensusin e të gjitha palëve.