Basha akuza Ramës: Vendi në situatë të jashtëzakonshme

Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalën që mbajti në Kongresin e Partive Popullore Europiane e ka përshkruar si të jashtëzakonshme situatën në Shqipëri.Lulzim Basha: Shumë qytetarë shqiptarë kanë qenë pjesë e arrestimeve gjatë këtyre dy viteve të fundit. 9 mijë shërbyes civile janë përjashtuar nga puna që kur ka ardhur kjo qeveri në pushtet.Më shumë se 10 mijë ndërtesa dhe biznese u rrafshuan dhe shkatërruan pa asnjë proces ligjor të rregullt. Mijëra subjekte të vogla janë gjobitur në mënyrë arbitrare. të ardhurat e shtetit vijnë në rënie për shkak të korrupsionit, evazionit fiskal të kryer nga një grup njerëzish të lidhur me pushteitnKjo situatë e vështirë tha Basha ka detyruar shqiptarët të larogohen nga veni i tyre.Lulzim Basha: Numri i azilantëve që vijnë nga Shqipëria është i lartë, ka qenë kokë më kokë me ata që vijnë nga Siria. Gjatë kohës së qeverisë së PD ishin 432 persona që kërkonin azil. Numri i atyre që kërkojnë azil pas ardhjes në pushtet të së majtës ka shkuar 80 mijë.Lideri i opozitës tha se mazhoranca ka penguar zbatimin e marrëveshjes së arritur mes qeverisë dhe opozitës, ndërsa krimi ka kapur shtetin dhe korrupsioniu poër cënon demokracinë.