Kanalizimet e Tiranës, Shehu kërkon sqarime në lidhje me grantin japonez

Huaja prej 100 milionë dollarësh e qeverisë japoneze  për projektin e kanalizimeve dhe përpunimit të ujrave të ndotura të Tiranës ka ngjallur një sërë debatesh në Komisionin e Ekonomisë. Opozita kërkoi sqarime në lidhje me skadimin e afatit të dibursimit të kësaj kredie nga kryeministri Rama. Sherefedin Shehu kërkoi informacion për fazën në të cilën ndodhet projekti dhe se çfarë do të ndodhë me të.Sherefedin Shehu: Ju po talleni me njerëzit, nuk po e kuptoni. Pra, ne po diskutojmë 4 mln dollarë sot, kur kryeministri ka djegur 100 mln dollarë me qeverinë japoneze. Prandaj do të kërkoja shpjegime në çfarë faze, çfarë bëhet dhe çfarë do të pritet me këtë projekt  dhe do të kërkoja tërheqje të draftit të sotëm deri në miratimin e projektit 100 mln dollarësh dhe më tej pastaj hajdeni merruni me makina.Erjon Brace: Të është fikur llamba e informacionit. Sa për projektin e kanalizimit të ujerave të zeza jam gati t’ju sjell kryetarin e bashkisë këtu bashkë me kompaninë respektive që po zbaton projektin e territorit.Granti japonez prej afro 100 milion dollarësh rrezikon që të  skadojë për shkak të shkljes së afateve./Oranews.tv/