Shtatori, mosrealizim me 30 mld lekë në të ardhura
Nisma anti-informalitet nuk ka ndihmuar tatimet dhe doganat që të mbyllin gropën në buxhet pasi edhe në shtator të ardhurat nuk u realizuan me rreth 30 mld lekë.Ndërsa për periudhën 9-mujore të dhënat tregojnë përkeqësim të dukshëm të gjendjes së financave publike.Kështu sipas Ministrisë së Financave në periudhën janar-shtator u grumbulluan 279 mld lekë të ardhura ose 119.1 mld lekë më pak se plani. Të ardhurat e kësaj periudhe janë realizuar në masën 70%.Mosrealizimet më të forta janë nga tatimet dhe doganat me rreth 82.2 mld lekë më pak se plani në këtë periudhë 9-mujore, ndërsa zërat ku është performuar më dobët janë tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) me 40.3 mld lekë më pak, akciza me 15.3 mld lekë më pak, tatimi mbi të ardhurat personale me mosrealizim me 9. 8 mld lekësh, si dhe taksat nacionale me 10.2 mld lekë më pak.Mosrealizim të të ardhurave ka edhe nga pushteti vendor në masën 3.1 mld lekë si dhe nga të ardhurat jo tatimore me 9.7 mld lekë.Performanca e institucioneve shtetërore nuk është e dobët vetëm në kahun e të ardhurave, por edhe në ato të shpenzimeve. Të dhënat e MF tregojnë se shpenzimet kapitale ose ndryshe investimet vlerësohen në 9 muajt e këtij viti në masën 32.9 mld lekë ose 30.3 mld lekë më pak se plani. Për këtë periudhë investimet publike janë realizuar në vetëm 52%./Oranews.tv/