Rruga e Ndroqit, drejtuesit e automjeteve: Shkatërrohen makinat

Segmenti rrugor Tiranë-Plepa ose sic njihet ndryshe rruga e vjetër e Ndroqit ka një gjatësi rreth 28 km me një kohë normale udhëtimi prej 35 minuta. Pavarësisht se kjo rrugë kalon në një zonë rurale panoramike, ajo është tërsisht e degraduara, e lënë në harresë në 25 vitet e fundit.Në të nuk është bërë asnjë investim nga autoritetet rrugore dhe arnimet elektorale nuk kanë arritur të përmirësojnë aspak lëvizijen në të.Amortizimi i rrugës, mungesa e sinjalistikave dhe e kanalizimeve kanë dekurajuar drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë gjithnjë e më pak në të.20 fshatra përgjatë këtij segmenti rrugor prej dekadash nuk kanë më një impuls të zhvillimit ekonomik dhe fermerët ankohen se infrastruktura ka penalizuar kultivimin dhe tregtimin e prodhimeve të tyre.Pas viteve 90 kjo zonë mori një zhvillimin të konsidershëm; u ndërtuan dhjetëra-qindra biznese, si hoteli restorante apo investime të tjera, por që sot mezi po mbijetojnë për shkak të rënies se xhirove.Pronarët thonë se shkak është mungesa e investimeve në rrugë që kalur ndjeshëm frekuentimin.Drejtuesit e autmjeteve ankohen se kalimi në këtë segement është i vështirë dhe ata që janë të detyruar të përdorin këtë aks janë makinat e tonazhit të rëndë, furgonat e transportit të mallrave për shkak të shkurtimit të disatancës me rreth 12 km nga Tirana në drejtim të zonës së Plepave apo në jug të vendit./Oranews.tv/