Hyri për t'i grabitur vilën, pensionisti italian vret 22 vjeçarin shqiptar

Humb jetën një shqiptar 22 vjecar, ndërsa po grabiste vilën trekatëshe të sipërmarrësit italian në pension, Francesco Sicignno . Ngjarja ka ndodhur  natën e së hënës duke u gdhirë dita e martë në komunën Vapprio d'Adda në provincën e Milanos. Gjatë rrëfimit në polici, pensionisti italian ka treguar se ka qëlluar me pistoletë të kalibrit 33 kundër një grabitësi i cili ka hyrë gjatë natës në vilën e tij.Për policinë italiane, pas ekspertizës së parë,  italiani e ka qëlluar me pistoletë shqiptarin, jashtë banese, fakt ky që rëndon pozicionin e tij, duke u cilësuar nga hetuesit si një vrasje e qëllimshme. Por italiani mbështet versionin e tij të fakteve se grabitësi shqiptar ishte mjaft kërcënues dhe ai ka qëlluar për vetëmbrojtje brenda mureve të shtëpisë. Në përpjekje për t'u larguar e pas plagëve të marra në gjoks, grabitësi ka humbur jetën në shkallët e jashtme të vilës.Shqiptari nuk ka qënë i armatosur, e mbante në duar vetëm një elektrik dore. Mendohet se bashkë me të, pjesëmarrës në këtë grabitje kanë qënë dhe dy persona të tjerë.Identifikimi i shqiptarit 22 vjecar është bërë nga e fejuara e tij, e cila kishte denoncuar mëngjesin e së martës moskthimin në shtëpi gjatë natës të fejuarit të saj.Shqiptari 22 vjecar është i njohur nga drejtësia italiane si autor i disa grabitjeve. Ai ka mbërritur në Itali në vitin 2012 e në vitin 2013 ka marrë një urdhër riatdhesimi drejt Shqipërisë.Kjo ngjarje ka shkaktuar mjaft polemika në politikën italiane, sidomos nga e djathta italiane. Për Presidentin e rajonit të Lombardisë, Roberto Maroni, "është absurde të konsiderohet se është një vrasje e qëllimshme. Si brenda shtëpisë si jashtë saj, ka qënë një reagim instiktiv i pensionistit për tu vetëmbrojtur.Për senatorin e Forza Italia, Maurizio Gasparri "viktima e vërtetë e kësaj ngjarje është pensionisti italian. Sipas tij kjo ngjarje është një fatkeqësi dhe është e pabesueshme të vihesh në mbrojtje të kriminelëve e jo të viktimave.Ndërsa Zëvëndësministri italian i Drejtësië Enrico Costa, mbi këtë ngjarje është shprehur për mediat italiane se ligji aktual N.56 i vitit 2006 duhet ndryshuar. Aktualisht sipas këtij ligji lejohet përdorimi i armës me leje, për vetëmbrojtje, vetëm kur kërcënohet jeta personale apo e familjarëve, si dhe të mirat materiale, në rast se dikush hyn dhunshëm brenda në banesë."Francesco Sicignano (S), il pensionato di Vaprio D'Adda (Milano) che la scorsa notte ha sparato ed ucciso un ladro nel suo appartamento, saluta i partecipanti al corteo di solidariet?? sotto la sua abitazione, 20 ottobre 2015. ANSA/FERMO IMMAGINE SKY TG24 +++ ANSA PROVIDES ACCESS TO THIS HANDOUT PHOTO TO BE USED SOLELY TO ILLUSTRATE NEWS REPORTING OR COMMENTARY ON THE FACTS OR EVENTS DEPICTED IN THIS IMAGE; NO ARCHIVING; NO LICENSING +++