Agjensia e Bregdetit , fakte të reja 100 vite pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore
Agjensia Kombëtare e Bregdetit për herë të parë publikon foto nga fundi i detit të cilat nxjerrin në dritë fakte të reja përsa i përket Luftës së Parë Botërore.Fotot vinë falë bashkëpunimit shqiptaro amerikan.100 vite pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore fakte të reja dalin në dritë.Falë teknologjisë së avancuar të ekspeditës shqiptaro amerikane për herë të parë janë publikuar foto nga nëndetsja austro -hungareze e cila në tetor të 1916 në Gjirin e Vlorës u fundos duke pasur në bord mbi 50 marinarë italianë.Për drejtorin e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare fotot e realizuara nga fundi i detit mund të konfirmojnë se relikat i përkasin nëndetëses të Luftes së Parë BotëroreAuron Tare: "Përveç pjesës historike edhe kuriozitetit të madh është edhe pjesa turistiko – ekonomike.Arsyeja e dedifikimit që ne kemi përdorur janë 3 : pjesa historike, pjesa e materialeve që kemi parë poshtë dhe pjesa teknike.Shumë pak dihet dhe shumë pak vlerësohet rëndësia e pasurive nënujore dmth deti në përgjithësi është parë si një gjë pa vlerë te ne."Prezantimi i fotove u bë ne kuadër të Luftës së Parë Botërore dhe thirrjes nga UNESCO për të përkujtuar këtë ngjarje historike që solli ndryshime të mëdha në Europën e shek të XX./Oranews.tv/