G8, bisedime në Londër për Koretë, Sirinë e Iranin

Kriza koreane do të jetë në krye të axhendës të ministrave të Jashtëm të G8, të cilët do të mblidhen për bisedime sot në Londër.Sipas korrespondentëve, Japonia, e pranishme në bisedime, do të kërkojë lëshimin e një deklarate të fortë solidariteti për këtë cështje shqetësuese. Korea e Veriut ka kërcënuar ushtarakisht Korenë e Jugut, Japoninë dhe bazat amerikane në rajon.Ministrat do të debatojnë gjithashtu edhe për krizën siriane, programin bërthamor të Iranit dhe dhunën seksuale në këto konflikte. Ata kanë rënë dakord se kombinimi i kërcënimeve luftarake nga Peniani me përgatitjet për teste të reja raketore, çojnë në një provokim tepër të rrezikshëm.Ndërkohë, ministrat e G8 janë takuar edhe me personalitete të opozitës siriane të mërkurën, gjatë këtij samiti dy-ditor. Në ndryshim nga Korea e Veriut, Siria besohet se i përcan vendet e G8, pasi asnjë nuk pret që aleati i Sirisë, Rusia, të mbështesë veprimet ndëshkuese ndaj presidentit Bashar al-Assad.Evidencat e fundit të lidhjeve mes disa luftëtarëve të opozitës me al-Qaeda-n, e bën edhe më të vështirë për qeveritë e G8 të vendosin në lidhje me sanksione të mundshme.Gjatë një takimi me ministrat, të mërkurën, liderët e Koalicionit Kombëtar Sirian (SNC) në opozitë, raportohet të kenë ushtruar më shumë presion për ndihmë humanitare.Kerry, gjithsesi, theksoi rëndësinë e organizimit më të mirë të opozitës, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan për reporterët.Në një deklaratë të lëshuar pas bisedimeve, Sekretari i Jashtëm britanik, Ëilliam Hague, tha se Britania është e gatshme dhe do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve politike ndaj këtyre problemeve.Bisedimet e Londrës përbëjnë edhe shansin e parë për ministrat e G8, për të diskutuar ballë për ballë dështimin e takimit të javës së kaluar në Almaty, të Kazakistanit, në lidhje me programin bërthamor të Iranit.Teherani thotë se kërkon të prodhojë vetëm energji, por SHBA-të dhe aleatët e tyre dyshojnë se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.Grupi i G8 përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe Rusinë.Britania mban aktualisht kryesinë e radhës të G8 dhe bisedimet përbëjnë një prelud të samitit të përvitshëm të G8, më vonë gjatë këtij viti, në Irlandën e Veriut.