Mënyra e jetesës ndikon në reduktimin e sëmundjes Alzheimer

Nuk ka garanci kur bëhet fjalë për plakjen, por një studim i ri na tregon se zgjedhjet e mënyrës së të jetuarit ndikojnë në rrezikun e sëmundjes Alzheimer (humbja e kujtesës) për mirë ose për keq.Studiuesit e Universitetit të Kalifornias, hodhën poshtë mijëra studime të mëparshme dhe u bazuan vetëm tek 323 që ofronin të dhëna cilësore.Studiuesit zbuluan se ka disa elemente kyçë që janë në dorën tonë për t'u integruar apo shmangur, në mënyrë që të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve të trurit.Këto faktorë që duke se janë mbrojtëse kundër sëmundjes Alzheimer përfshijnë shumë nga gjërat që ne e dimë që janë të mira për ne: Të hamë shëndetshëm - vitamin C, E, të konsumojmë kafe, peshk, pije të lehta dhe të qëndrojnë aktivë.Ekziston gjithashtu një lidhje mes medikamenteve dhe reduktimit të rrezikut të sëmundjes, duke përfshirë estrogjenet, ilaçet për uljen e kolesterolit, ilaçet për tensioni dhe ilaçe anti-inflamatore.Disa nga faktorët që lidhen me rrezikun e lartë të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer janë: obeziteti, depresioni,niveli i ulët arsimor, tensioni i lartë dhe i ulët, duhanpirja, diabeti i tipit 2.Shumë nga këto faktorë i kemi ditur, por është mirë kur i rikonfirmojmë me të dhëna të mëtejshme. Faktorët gjenetikë gjithashtu luajnë një rol në rrezikun e sëmundjes. Ne mund të mos jemi në gjendje të bëjmë gjëra të mira për veten gjatë gjithë kohës, por kur vjen puna për trurin, sa më shumë të bëjmë aq më mirë është .