I gjenden 7 kg marijuanë në bagazhin e makinës, arrestohet 26 vjeçari

Një 26 vjeçar në Grudë të Madhe ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për prodhim dhe shitje të narkotikëve.Pashko Mbrapeshtia u arrestua në flagrancë, pasi forcat e policisë gjatë kontrollit të mjetit të tij, gjetën dhe sekuestruan në bagazh 7 kilogram lënde narkotike marijuanë.Mjeti me targa AA 675 HK ishte parkuar në oborrin e banesë së tij.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale "Prodhim e shitje të lëndeve narkotike".[caption id="attachment_601264" align="alignnone" width="640"]unnamed (4) Lënda narkotike e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_601265" align="alignnone" width="640"]unnamed (3) Mjeti ku u gjet droga[/caption]