Veliaj u gjen çelësin hajdutëve të skrapit me puseta të pariciklueshme

Bashkia e Tiranës ka nisur zëvendësimin e rreth 4 mijë pusetave të vjedhura në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj paralajmëroi ndjekje penale për gjithë ata që dëmtojnë pusetat si dhe heqje licence për fonderitë që pranojnë pusetat e vjedhura.Veliaj: “Falenderoj kolegët që po përfshihen në operacionin për rehabilitimin e Tiranës, të cilën e gjetëm pa puseta, pa ndriçim, pa pemë, të shqyer në të gjitha drejtimet e punëve. Kur kemi vetëm 10 javë në detyrë, na duhet t’i japim sa të mundemi një sens të funksionimit normal të qytetit. Qytetarët duhet të kuptojnë se pusetat kushtojnë dhe paguhen me taksat e qytetarëve. Kjo do të thotë se, nëse dikush vjedh një pusetë, është duke vjedhur një pronë publike të qytetarëve. Prandaj, jo vetëm do të gjobitet, jo vetëm që do të ndiqet penalisht, por do t’u biem pas edhe fonderive që marrin pjesët e pusetave. Nëse ka një fonderi e cila shkrin ose blen qoftë edhe një copë pusetë që është pronë e Bashkisë së Tiranës, ai biznes do të mbyllet dhe do t’i hiqet licenca. Do të shkojë për ndjekje penale, jo vetëm ai që e vjedh pusetën, por edhe ai që e blen materialin e vjedhur, që më pas e shkrin dhe e përdor për punë të tjera”.Aksioni për zëvëndësimin e pusetave nisi nga  të dy krahët e Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe do të jetë i përqëndruar nëpër trotuare, afër institucioneve arsimore, ku kalojnë fëmijët dhe më pas do të shtrihet në të gjitha njësitë administrative të Tiranës. unnamed (2)unnamed (1) unnamed