Han largohet i zhgënjyer nga Shkupi, nuk arrihet marrëveshje për përgjimet
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi mes liderëve të partive kryesore politike në Maqedoni, të cilët nuk janë tërhequr nga qëndrimet e tyre.Pas 12 orë bisedime në rezidencën e Bashkimit Europian në Shkup, ndërmjetësuesi i këtij takimi, komisioneri për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johannes Hahn është larguar, duke paralajmëruar se nuk do të ketë afate të reja.Hahn: “Jam shumë i zhgënjyer që nuk arritëm të realizojmë një marrëveshje të shkëlqyer për të gjitha palët. Unë nuk do të jem këtu, por ekipi im do të punojë që marrëveshja të realizohet pasi nuk do të ketë afate te reja. Dështimi i këtyre negociave mund të reflektojë në proçesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, pasi pas pak ditësh pritet të publikohet edhe progresraporti dhe nuk dihet nëse do të ketë rekomandim për nisjen e negociatave me BE”.Sipas informacioneve, Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit dhe VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit kanë insituar të miratohet ligji për mospublikimin e materialeve të përgjimeve, gjë që është kundërshtuar nga lideri i opozitës Zoran Zaev.Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi janë larguar disa orë përpara përfundimit të këtij raundi, duke mos dhënë asnjë pronocim për mediat.Grupet punuese do të vazhdojnë bisedimet për të gjetur një zgjidhje rreth pikave të hapura, siç janë emërimi i Ministrave nga radhët e opozitës maqedonase, votimi i ekipit të Prokurores Zpeciale nga ana e Këshillit të Prokurorëve, korniza ligjore për rregullimin e mediave dhe ndalimin e fushatave qeveritare si dhe çështje të tjera, para se vendi të shkojë në zgjedhje më 24 prill 2016.