Sllovenia hap kufirin, sot në parlament ligji për vendosjen e ushtrisë në kufi

Sllovenia ka lejuar hyrjen e 5 mijë klandestinëve që po prisnin në shi dhe baltë në kufirin e saj me Kroacinë.Më herët autoritetet kroate kishin deklaruar se nuk do të pranonin më shumë se 2 mijë e 500 emigrantë në ditë, pas njoftimeve se Austria dhe Gjermania po përballeshin me një fluks të pamenaxhueshëm.Ministria e Brendshme e Sllovenisë tha se nga 5000 emigrantët që u lejuan të hyjnë në Kroaci, 900 prej tyre udhëtuan gjatë natës mes të hënës dhe të martës në Austri.Qeveria sllovene ka propozuar një ligj që i lejon ushtrisë të ndihmojë policinë në ruajtjen e kufirit, i cili pritet të miratohet sot.Gjithashtu edhe Kroacia ka rihapur kufirin me Serbinë, ku mijëra të tjerë presin të vijonin udhëtimin drejt perëndimit të Europës.Vendimi, si nga Sllovenia, ashtu edhe nga Kroacia erdhi pas alarmit nga Agjensitë e Ndihmave për kushtet e tmerrshme në të cilat po qëndronin emigrantët në kufi, duke pritur hapjen e barrierave.Para çbllokimit të së hënës, UNHCR tha se 10 mijë emigrantë janë bllokuar në Serbi, ku mbi 6 mijë prej tyre kanë hyrë nga Maqedonia vetëm të hënën.Deri tani në Europë kanë hyrë mbi 600 mijë klandestinë, shumica prej tyre nga Siria, Afrika dhe Afganistani.Teksa numri i emigrantëve rritet çdo ditë, të hënën në mbrëmje qyteti i Dresdenit në Gjermani u përfshi nga mitingjet rivale pro dhe kundër emigrantëve në përvjetorin e parë të grupit anti-emigrantëve Pegida.Grupet rivale u përfshinë nga përleshjet, teksa tensionet vijonë të rriten pas vendimit të Gjermanisë për të pritur mbi 800 mijë klandestinë.