Doza kokaine dhe fishekë në mjet, arrestohet në doganët e Morinës i riu

Një i ri ka rënë në prangat e policisë kufitare të Kukësit për trafikim të lëndëve narkotike.19-vjeçari, Klaudio Berxhani, banues në Tiranë u arrestua në doganën e Morinës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Fiat-Lancia” me targa AA 655 AY, iu gjet dhe iu sekuestruan rreth 47 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë si dhe një krëher me 7(shtatë) fishekë pistolete, kalibrit 9mm.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”dhe “Trafikimi i armëve–municioneve luftarake” .