LSI për paketën fiskale, Vasili: Jo e nxituar, të përshtatet me situatën

Lëvizja Socialiste për Integrim pret që qeveria të paraqesë një paketë fiskale që i përshtatet situatës ekonomike.Kreu i grupit parlamentar i kësaj partie, Petrit Vasili, në studion e Ora News, kritik për masat ndëshkimore ndaj biznesit, tha se ato duhen parë me qetësi dhe se nuk duhet shkuar në ekstremizëm.Vasili: “Qeveria i ka tashmë në duar dhe ajo vetë në bazë të këtyre gjetjeve do të ndërtojë një paketë fiskale që unë jam i bindur që do t’i përshtat situatës së re në Shqipëri, mos të jemi kaq ekstremist në marrjen e masave ndëshkimore, duke ruajtur dhe parimet e proporcionalitetit ndërmjet fajit dhe dënimit”.Konsensusi për LSI është i domosdoshëm për refrormën në drejtësi.Vasili: “Është një reformë e cila duhet të realizojë një konsensus, është e domosdoshme sepse besueshmëria e saj do të ishte mjaft e lartë. Sa më konsensus të gjerë të ketë, aq më shumë të gjithë qytetarët shqiptarë do gjejnë veten në këtë refromë të re, e cila absolutisht nuk duhet të riciklojë asnjë nga fenomenet e të shkuarës”.Ndërsa për idenë për referendum ka këtë koment:Vasili: “Nuk mund të them sot po reforma duhet të kalojë me referendum, apo të them jo reforma nuk duhet të kalojë me referendum. Sepse një ide e cila është krejtësisht e re që ndryshon mënyrën sesi ne po e ndërtojmë proçesin, pra kemi ndërtuar një mekanizëm. Rrëzimi i këtij mekanizmi dhe krijimi i një mekanizmi të ri kërkon një gjë tjetër, por unë nuk mendoj se jemi në kohën më të mirë të mundshme, ndërkohë që proçesi ka ardhur deri në këtë pikë”.Kreu i grupit të deputetëve të LSI kërkoi konensus edhe për reformën e dekriminalziimit, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë reformat janë jetëgjata.