Rama: Hetim të plotë privatizimit të OSHEE, arbitrazhi me ÇEZ ishte i humbur
1 vit pas nisjes së aksionit kombëtar për energjinë elektrike Kryeministri Edi Rama foli për krize injoracne dhe jo për krizë financiare të sektorit më nevralgjik në vend që po tenton të shpëtojë nga zinxhiri i pafund borxheve.Edi Rama: Në vitin 2013 u bënë vetëm 15.523 lidhje të reja. Ndërkohë që deri tani për 2015 janë më shumë se dyfishi, 33.400 lidhje të reja. or 40 milion euro për këtë kompani nuk janë pak. Nuk janë pak as për shtetin shqiptar.Por aksioni kishte dhe një anë tjetër atë të ndëshkimeve me burg ndaj vjedhësve, për të cilat foli Ministri i BrendshemSaimir Tahiri: Duke evidentuar mbi 2826 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 1210 persona të arrestuar, 825 në kërkim dhe 842 në gjendje të lirëAkuzave të ashpra se marrëveshja e paqes me çekëve u nënshkrua në mungesë të plotë të transparencës kryeministri i vendit iu pergjigj:Edi Rama: Në zyrat e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, me pjesëmarrjen e 15 personave nga pala shqiptare, dhe me çdo seancë të regjistruar. Pra u negociua me standarde të plota europiane dhe ndërkombëtare.Për herë të parë kryeministri Rama dha disa arsye se përse Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte në arbitraazh.Edi Rama: I përzuri privatizuesit me polici nuk mori mundimin të bëjë asnjë copë letër për t’ia kthyer pronën shtetit, por në pronën që me dokumente ishte e privatizuesve vendosi një administrator të vetin. Vetëm kaq do të mjaftonte për të humbur gjyqin, për të paguar një faturë marramendëseShefi i qeverisë i përgjigj për herë të parë edhe akuzave se favorizoi kompaninë që i ndërtoi vilën në Surrel duke i dhënë tenderin për rikonstruksionin e godinës së re të OSHEE.Edi Rama: Një akuzë ordinere e kohëve të fundit i është drejtuar kompanisë për godinën e re të saj. Kompania më e madhe shqiptare, - vetëm kaq parafytyroniShefi i Qeverise tha se nga aksioni konsumatorët përfituan 44 milion euro nga ulja e kamat vonesave, nderkohe njoftoi se ata do te vijojne te perfitojne pasi po shihet mundesia e uljes se TVSH./Oranews.tv/