Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Tiranë 34-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2015, 11:23
Arrestohet një 34 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.Armand Shalari (Çela), lindur në Krujë e banues në Tiranë, u vu në pranga nga efektivë të Komisariatit numër 6 në kryeqytet.Armand Shalari (Çela), ishte shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana pasi autoritet Gjyqësore të Genovas kanë lëshuar urdhër arresti date 09.05.2014, për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike", e parashikuar nga Kodi Penal Italian maksimumi i dënimit është 20 vjet.