Koreano-jugorët udhëtojnë për në Korenë e Veriut për ribashkime të rralla familjare
Qindra koreano-jugorë po udhëtojnë për në veri për një bashkim të rrallë me anëtarët e familjes të cilët u ndanë nga Lufta mes Koreve.Ribashkimi, i përbërë nga një sërë takimesh gjatë javës, do të mbahet në malin Kumgang, në afërsi të kufirit.Mijëra familje kanë qenë të ndara, me pak ose aspak kontakt që prej përfundimit të luftës në vitin 1953.Ribashkimet janë mbajtur në mënyrë sporadike që nga viti 1988 dhe çdo gjë varej nga gjendja e marrëdhënieve midis dy vendeve.Bashkimi i fundit u bë në shkurt të vitit 2014.Takimi i këtij viti vjen pas një marrëveshjeje në gusht që uli tensionet e shkaktuara nga një shpërthim në kufi që plagosi disa ushtarë të Koresë së Jugut.[caption id="attachment_601129" align="alignnone" width="624"]
Mali Kumgang ku behen takimet[/caption]