Këshilli i Mandateve nuk merr vendim për Frrokun, i drejtohet Kushtetueses

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores nuk mori asnjë vendim për mandatin e deputetit kristiandemokrat, Mark Frroku, duke ia kaluar për interpretim Gjykatës Kushtetuese.Deputeti kristiandemokrat mbërriti disa minuta përpara se të fillonte mbledhje dhe u shoqërua me masa të rrepta nga ambientet e paraburgimit drejt Kryesisë së Kuvendit.Avokati i tij mbrojtës, Saimir Visha tha se ndërprerja apo jo e mandatit të një deputeti nuk është në tagrin e Këshillit të Rregullores. Ky diskutim është bërë me dyer të mbyllura gjatë së cilit është vendosur që ky rast të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese.i deputetit Frroku në përfundim të seancës ka deklaruar se të dyja palët vendosën që ti drejtohen Gjykatatës Kushtetuesë për të bërë interpretimin e nenit 71 të kushtetutës, pasi ky këshill nuk ka të drejtë të bëjë interpretimin.Visha: Që mos kete precedentë më tej iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, i cila është i vetmi organ që mund të bëjë interpretimin e Kushtetutës, pasi fjala pa arsye nuk mund të interpretohet nga Kuvendi popullor për aq kohë sa gjykata e lartë ka vendosur një masë sigurimi. Ndaj deputetit Mark Frroku nuk ka masë ndaluese që ta pengojë atë për të suhtruar funksionin e tij publik ose politik. Ranë dakord që Gjykata Kushtetuese të bëjë interpretimin e nenit 71 të Kushtetutës. Ne kemi fqinjët tanë të Greqisë ku deputetët e Agimit të Artë ndonëse janë me masë sigurimi arrest me burg lejohen të shkojnë në seanca plenare për të votuar pasi nuk përfaqësojnë në mënyrë individuale veten e tyre, por përfaqësojnë atë kategori zgjedhësish që i kanë votuar.Deputeti Mark Frroku është përcjellë për në qeli ku do të presë interpretimin e Kushtetueses për mandatin e tij dhe do të mbahet në paraburgim në lidhej me akuzat e ngritura nga shteti belg për një vrasje të kryer në vitin 1999.Ndërkaq Këshilli i Mandateve ka administruar dorëheqjen e paraqitur nga Arben Ndoka. Për Arben Ristanin ka qenë këmbëngulja e opozitës çoi në këtë vendim.Arben Ristani: E mira do të ishte që të ecte procesi i dekriminalizimit dhe parlamenti njëherë e mirë nëpërmjet ligjit të propozuar nga opozita të çlironte parlamentin nga një numër deputetësh të cilët kanë precedent të rëndë kriminal. Lajmi i mirë për sot është se deputeti noka nuk do të jeteë pjesë e parlamentit të shqipërsë. Përfundimisht doli në tavolinë dorëheqja e tij pas këmbunljes së opziotës.Kuvendi pritet të nisë procedurat për të plotësuar vakancën pas dorëheqjes së Arben Ndokës, si deputet i PS.Visha: Nuk ka masë ndaluese ndaj FrrokutMë herët në mbledhjen e  Këshillit të Mandateve, avokati ka deklaruar se nuk ka një vendim dhe asnjë masë ndaluese që Frroku të mos marrë pjesë në seancë. Avokat Visha i tha kryeparlamentarit Meta se këtë shqetësim e kanë shprehur që në prill 2015.Visha: Shqetësimin e kemi ngritur që në prill të 2015 për lejimin e pjesëmarrjes së Frrokut në seancat. Ndaj Frrokut ka dy vendime, një arrest shtëpie dhe një vendim tjetër që ka caktuar masën arrest me burg. Nuk ka asnjë masë ndaluese që të ndalojë Frrokun që të mos marrë pjesë në seanca. Ajo që ne ngrejmë pyetje është a ka të drejtë mbledhja e këshillit të bëjë intepretim të nenit që tregon se kur mbaron një mandat i deputetit. Kolegji penal nuk ka vendosur masë ndaluese.Ndërsa deputeti i PD, Arben Ristani dha lajmin se i është hequr mandati deputeti Arben Ndoka.Arben Ristani: E mira do të ishte që të ecte procesi i dekriminalizimit dhe parlamenti njëherë e mirë nëpërmjet ligjit të propozuar nga opozita të çlironte parlamentin nga një numër deputetësh të cilët kanë precedent të rëndë kriminal. Lajmi i mirë për sot është se deputeti noka nuk do të jeteë pjesë e parlamentit të shqipërsë. Përfundimisht doli në tavolinë dorëheqja e tij pas këmbunljes së opziotës.Deputeti Frroku i shoqëruar nga policia mbërriti në Kryesine e Kuvendit disa minuta përpara se të fillonte seanca.Një ditë më parë, Gjykata në Belgjikë shtyu seancën gjyqsore ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku. Shkak për këtë vendim sipas deputetit Frroku është bërë mungesa e prokurorit të cështjes.Deputeti i parlamentit shqiptar akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit me 5 mars të 1999 në një stacion treni në Bruksel.[caption id="attachment_601628" align="alignnone" width="640"]frroku Ne foto: Mark Frroku ne Kryesine e Kuvendit[/caption][caption id="attachment_601508" align="alignnone" width="640"]Mark Frroku duke hyre ne Kryesine e Kuvendit Mark Frroku duke hyre ne Kryesine e Kuvendit[/caption][caption id="attachment_601496" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Mark Frroku ne Kryesine e Kuvendit Ne foto: Mark Frroku ne Kryesine e Kuvendit[/caption]