Protesta pro dhe kundër emigrantëve në Dresden, përleshje mes grupeve

Mijëra njerëz dolën në rrugët e qytetit të Dresdenit në Gjermani me rastin e një vjetorit të themelimit të grupit anti islamizimit të Europës dhe që kundërshtojnë fort emigracionin, Pegida.Të mbledhur në afërsi të katedrales së qytetit, me flamuj dhe pankarta në duar, ata kritikuan politikat e qeverisë gjermane për refugjatët.Lideri i Pegidas, Lutz Bachmann, deklaroi se populli gjerman është i kërcënuar me vdekje, se ka sulme nëpër shtëpi dhe makina, si pasojë e klandestinëve të mbërritur në vend.“Politikanët po përpiqen të na mbajnë gojën mbyllur, por ne do të triumfojmë” , tha ai, teksa turma nisi të brohorasë:"Ne jemi populli!" Një slogan ky i fashmshëm gjatë protestave para rënies së murit të Berlinit.Ashtu siç ndodh zakonisht me protestat e Pegidas, 10 mijë protestuesve të kësaj lëvizje i janë përgjigjur me kundërprotestë qindra të tjerë të cilët mbështesin politikat për emigrantët.Ata mbanin pankarta “Stop racizmit dhe Mirësevini emigrantë”. Edhe pse protestat ishin të monitoruara në maksimum, grupet u përleshën me njëri-tjetrin, duke shkaktuar tensione dhe trazira.Kohët e fundit nervozizmi është shtuar në të gjithë Gjermaninë, teksa autoritetet kanë deklaruar se presin rreth 800 mijë klandestinë këtë vit.A German police officer stands in front of protestors of the PEGIDA (Patriotic Europeans against the Islamization of the West), during of a demonstration marking the first anniversary of the anti-Islam group in Dresden, Germany, Monday, Oct. 19, 2015. (Michael Kappeler/dpa via AP)Protestors attend a demonstration of the PEGIDA (Patriotic Europeans against the Islamization of the West), marking the first anniversary of the anti-Islam group in Dresden, Germany, Monday, Oct. 19, 2015. (Ralf Hirschberger/dpa via AP)A line of German police officers stand in front of protestors against a demonstration marking the first anniversary of the PEGIDA (Patriotic Europeans against the Islamization of the West), in Dresden, Germany, Monday, Oct. 19, 2015. (Jan Woitas/dpa via AP)