Rita sjell “Lady Marmalade”? Versioni modern i këngës së famshme të Aguileras

Ky është versioni më i njohur i këngës “Lady Marmalade”, e kënduar nga Christina Aguilra, Lil' Kim, Mya dhe Pink.  Por shumë shpejt, një version i ri dhe modern do të prezantohet për publikun nga Rita Ora. Pjese e grupit që do të këndojë këngën do të jenë edhe Miley, Iggy dhe Charli XCX.Këngëtarja e “Body On Me” është shprehur për gazetën “The Sun”se ka qenë gjithmonë një fanse e madhe e “Lady Marmalade”. Por mesa duket, para se të shprehte këtë ide, Rita nuk ka biseduar me vajzat. Menjëhërë pas publikimit të lajmit, Iggy Azalea ka postur në Twitter këtë mesazh refuzues:“Ju lutem më lini jashtë bisedës për “Lady Marmalade”. Nuk kam të bëj fare me idenë e Ritës dhe besoj se duhet të më lini të qetë. Faleminderit!“Lady Marmalade” është publikuar nga një grup vajzash “Labelle” në 1975 dhe rezultoi shumë i suksesshëm./oranews.tv/