Rihanna rrëfen pse është ende beqare
Më në fund Rihanna ka treguar se përsë vijon të jetë beqare, duke zbuluar madje edhe disa detaje të tjera rreth vetës. Ylli i muzikës, në një intervistë ekskluzive për revistën “T”, “The New York Times Style” ka zbuluar edhe disa cilësi të mashkullit të saj ideal.“Më tërheqin meshkujt e kulturuar. Meshkujt intrigues. Duhet të jetë dikush që nuk ka vetëm një diplomë, të dijë gjuhë të huaja ose të njohë kulturën dhe historinë e vendeve të tjera të botës, apo artistë e muzikantë të ndryshëm. Më pëlqen që të më mësojnë”, ka thënë këngëtarja për revistën.27 – vjeçarja iu përgjigj edhe pyetjes se përse është ende single. Ajo tha se meshkujt kanë nevojë për vëmendje dhe për momentin ajo preferon t’i përkushtohet familjes dhe punës.“Meshkujt duan vëmendje. Ata duan përkujdesje dhe kohë. Preferoj që këto t‘ia jap familjes time, punës, por jo një mashkulli, të paktën jo për momentin”.Megjithatë, këngëtarja nga barbadosi u shpreh se është ende në kohë për të gjetur partnerin e saj ideal, dhe se sigurisht është në kërkim të tij.Gjatë intervistës Rihanna flet edhe për familjen e saj, dhë për lidhjen me të ëmën. Pyetjes nëse ka diçka që e shqetëson nënën e saj, bukuroshja iu përgjigj, se ajo thjesht do që unë të jem mirë, dhe ndjehet e sigurt kur e sheh që unë mund të mbrohem vetë, pa ndihmën e askujt.