Hayek me klas dhe energji: Karriera nuk përfundon aspak në të 50-at

Salma Hayek udhëton shumë, por ajo asnjëherë nuk e braktis stilin e saj. Aktorja u shfaq në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, në formë mjaft të mirë, e veshur klasike, me një kostum me pantallona kombinuar me këpucë-sandale të larta.49-vjeçarja kthehej nga Beverly Hills ku mori pjesë në mbrëmjen “Fuqia e grave”, të organizuar nga “Variety”, ku mbajti edhe një fjalim kundër seksizmit në industrinë e filmit. Aktorja përcillte feminilitet, teksa kishte veshur një bluzë të bardhë, me kopsa të zbërthyera, shumë joshëse, dhe mbante në dorë një çantë-portofol në ngjyrë të zezë.Salma, e cila është në prag të të 50-ve, tha se si shumë kolegë të saj aktore edhe ajo kishte besuar se në këtë moshë përfundon edhe karriera, por në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë.“Gratë kanë vuajtur nga gënjeshtra e tmerrshme, se të 50-at janë si të biesh nga një shkëmb. Gratë e kanë besuar këtë gjë për një kohë të gjatë, dhe kanë jetuar në një mit. Fatmirësisht, në nuk e besojmë më këtë gënjeshtër. Të 50-at janë një moshë që gratë mund të vazhdojnë të jenë produktive, të lumtura, dhe të palimituara. Unë kam zbuluar se mund të jem e bukur dhe tërheqëse edhe 50 vjeç. Ndihem shumë mire! Kur nisa të punoj në këtë profesion në Hollivud, më kishin thënë se karriera ime do të mbyllej në moshën 35-vjeçare. Por, ja ku jam edhe sot duke punuar dhe kam marrë disa role shumë të mira.”Salma shtoi se bashkëshorti i saj, François-Henri Pinault, është një burrë i fortë, i sigurt dhe e vlerëson shumë pavarësinë e saj.Aktorja prej 15 vitesh punon edhe si producente, dhe së fundmi ajo është në krye të projektit “Profeti”, një film i animuar bazuar në një antologji me ese të poetit Kahlil Gibran.2D40095600000578-3269129-image-m-119_1444641870695 2D51AF5600000578-3269129-image-a-115_1444641544029 2D51AFB200000578-0-image-a-106_1444639387051