Revista “Playboy” do të heqë dorë nga imazhet me femra nudo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2015, 09:02
Revista “Playboy” do të ndalojë së publikuari foto të femrave nudo si pjesë e ridizajnimit të revistës.Pronarët e saj amerikanë thonë se interneti tashmë është i mbushur me lakuriqësi dhe femrat lakuriq nuk përbëjnë më gjë të re, e revistat pornografike nuk janë më aq komercialisht të qëndrueshme, raporton Neq York Times.Qarkullimi i Playboy ka rënë nga 5.6 milionë në vitet 1970 deri në 800 mijë, siç tregojnë shifrat zyrtare.Megjithatë, revista do të vazhdojë të shfaqë femra në poza provokuese, edhe pse jo plotësisht nudo.Vendimi u mor muajin e kaluar në një takim ku morën pjesë themeluesi i Playboy dhe kryeredaktori aktual Hugh Hefner.