Fejohen Di Caprio-Rohrbach, modelja i thotë “Po” yllit të “Wolf of Wall Street”
Aktori Leonardo DiCaprio dhe modelja Kelly Rohrbach kanë vetëm 9 muaj së bashku, dhe mesa duket nuk iu duhet më shumë kohë për të kuptuar se nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Çifti, që kohët e fundit kan kaluar disa ditë me familjarët dhe miqtë e tyre, ka vendosur që lidhjen ta kurorëzojë në martesë.Sipas revistës “OK”, e cila citon një burim të sajin, ylli i “Wolf of Wall Street” ka surprizuar modelen bukuroshe të “Sports Illustrated” muajin e kaluar, duke i propozuar për martesë. Revista raporton se ky propozim ka ndodhur gjatë një darke intime mes tyre në New York, më 26 shtator.“Leo ndaloi teksa e vështronte dhe i tha se donte të kalonte gjithë jetën pranë saj. Kelly u shokua, por aktori e bindi atë duke i thënë se e ndjeu këtë propozim dhe ajo pranoi pas një puthjeje”, raporton revista OK!Revista shkruan gjithashtu se tashmë aktori dhe modelja 25 – vjeçare kanë filluar të planifikojnë dasmën e tyre.Aktori 40-vjeçar është i famshëm për dobësinë e tij ndaj modeleve, pasi më parë ka qenë i lidhur me Gisele Bundchen, Bar Rafaeli dhe Erin Heatherton. Madje, pas më shumë se një viti bashkë, Leo u nda nga modelja gjermane, Toni Garrn në dhjetor të 2014.Sipas mediave ndërkombëtare, Leonardo DiCaprio pritet të inskenojë skandalin e kohëve të fundit të kompanisë Volksvagen, të cilët manipulonin testet e emetimit te gazeve.