Gati për “Expendables 4”, pas dy vitësh nisin xhirimet e filmit, buxheti mbi 100 mln $
Pas dy vjetëve vjen “Expendables”, seria e katërt. Producentët kanë nisur përgatitjet për prodhimin e ri kinematografik që përllogaritet të ketë një buxhet mbi 100 milionë dollarë.Sipas “Variety”, filmi ku interpretojnë legjendat e kinemasë botërore do të nisë xhirimet vitin që vjen në Kinë dhe do të ketë premierën një vit më pas (2017).Aktorëve Sylvester Stallone, Arnold Schwarzenegger dhe Jaston Statham që ishin pjesë e “Expendables 3”, do t’u shtohen edhe Pierce Brosnan dhe Hulk Hogan në serinë e katërt. Megjithatë emri regjisorit dhe aktorët e tjerë nuk janë konfirmuar ende.Në 126 minuta aksion, në serinë e tretë të filmit, Barni dhe skuadra e tij e njohur si “Mercenarët” përfshihen në një konflikt me trafikantin e pamëshirshëm të armëve, Konrad Stonbenks, ish-krijuesin e Mercenarëve, i cili është i vendosur ta shkatërrojë skuadrën./oranews.tv/