Filmojnë veten përpara se të bëjnë aksident, policia publikon videon në shenjë sensibilizimi
Një video që tregon momentet që kanë filmuar dy djem përpara një aksidenti ku të dy mbetën të vdekur është bërë publike nga policia angleze.Shoferi Kyle Careford, 20 dhe miku i tij Michael Oëen, 21, humbën jetën kur u përplasën me Renault Clio-n e tyre në murin e një kishe në lindje të Sussex, Angli.Michael po filmonte ngjarjen kur ata nën ndikimin e alkoolit rrisin shpejtësinë e makinës deri në 90 mph në rrugët e qytetit.Policia duke bërë publike këtë video ka menduar se do të shërbejë si mënyrë ndërgjegjësimi për ata që i japin makinës me shpejtësi.Video është filmuar nga celulari i Michael i gjetur në vendngjarje.E ëma e tij në fillim nuk e pëlqeu idenë e shpërndarjes së aksidentit të djalit të saj, por më pas mendoi se ishte një ide e mir për qëllime edukative.
