Eminem sjell “The Hills” remix

Hiti i famshëm “The Hills”, i këngëtarit e The Weeknd është sjellë së fundmi në një variant të ri remix nga reperi amerikan, Eminem. Realizimin e këtij remixi e ka bërë “Studio Republic Records” ndërsa Eminem e ka publikuar atë në profilin e tij zyrtar në Facebook.“The Hills” është një këngë e këngëtarit kanadez The Weeknd, që ishte realizuar në maj, dhe që nga pubikimi ka pasur një sukses shumë të madh, duke qenë në top listat botërore.Pak ditë më parë edhe këngëtarja Nicki Minaj prezantoi një remix të këngës të realizuar po nga “Studio Republic Records”.23/oranews.tv/