Si vishen femrat më të pushtetshme në botë?

Cfarë kanë të përbashkët Anxhela Merkel  dhe Taylor Swift? Padyshim që asgjë por megjithatë  janë të dyja të përfshira në listën e femrave më të pushtetshme në botë.Revista amerikane Forbes ka përzgjedhur disa nga femrat më të famshme për të na treguar se si vishen ato.Anxhela Merkel : Stili i saj nuk është më moderni që mund të keni parë dhe xhaketat e saj me ngjyra të ndryshme janë  konsideruar shumë herë si jashtë mode.Megjithatë si një ndër femrat më të fuqishme në të gjithë botën mund të themi se ajo e zgjedh vet veshjen e saj .Hilary Klinton :Ajo është gjithmonë klasike, e thjeshtë , shmang ngjyrat e ndezura dhe qëndron më shumë te pantallonat dhe xhaketat.Michelle Obama :Mbetet një ikonë e modës. Garderoba e saj përfshin fustane kryesisht pa mëngë, të gjata, funde dhe ngjyra.Beyonce: Stili i saj është super trendi dhe seksi. Fustanet e shkurtra dhe takat e larta janë ato që nuk mungojnë asnjeherë në veshjen e këngëtares.Angelina Jolie : Stili i aktores ka ndryshuar ndër vite nga një stil rock-u deri te ai më femëror dhe i sofistikuar.Taylor Swift : Ajo ndjek gjithmonë tendencat dhe koleksionet më të fundit duke qëndruar gjithmonë pranë luksit. /Oranews.tv/