LSI: Të nisë tani puna për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

LSI kërkon të nisë menjëherë puna për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për procesin zgjedhor me qëllim evitimin e problemeve në zgjedhjet e 2017.Kërkesa erdhi nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili i cili ftoi një tryezë më të gjitha palët politike për këtë çështje. Deputetët Vasili dhe Rama u takuan sot me shefen e misionit të ODHIR, Glover.Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nisjen e bisedimeve përmes një tryeze me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike, për të bërë ndërhyrjet e domosdoshme në Kodin Zgjedhor, që beteja elektorale e radhës, të mos riciklojë problemet negative të qershorit 2015.Kërkesa erdhi nga Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama, pas takimit me shefen e misionit të OSBE-ODIHR në Tiranë, Audrey Glover, ku ngritën nevojën e implementimit të menjëhershëm të rekomandimeve të misionit.Petrit Vasili : "Kemi diskutuar me znj. Glover të gjitha elementet të konsideruara problematike në raport. Secili prej tyre duhet adresuar e duhet zgjidhur. Asnjë iniciativë apo nismë e jashtme nuk i shërben askujt.  Kemi propozuar që tavolina e përbashkët e punës e përbërë nga të gjitha forcat politike të jetë ai që do të prodhojë të gjitha opsionet , për të gjitha problematikat e adresuara atje.Ne mbështesim fort idenë e fillimit të menjëhershëm të punës për të reflektuar në të gjitha konstatimet që kërkojnë ndreqje përmirësim qoftë të kuadrit legjislativ, rregullator por dhe me trajnimin dhe perfeksionimin e sistemit të administrimit të zgjedhjeve para gjatë dhe pas procesit zgjedhor.Ndryshimet e fundit në kodin zgjedhor në 2015 u finalizuan me konsensusin e të gjtha palëve. Kur u pyet nëse LSI do ishte garant i konsensusit zyrtari i lartë i LSI  Luan Rama tha: “Konsesusi është i rëndësishëm . Politika shqiptare duhet ta kthejë konsesusin në një vlerë të vetën .”Vasili e Rama evituan përgjigjen për mundësin e ndryshimit të sistemin zgjedhor, duke thënë se ky rekomandim nuk përfshihen në raportin e ODIHR.LSI thirrje partive të ulemi në tryezëPërmes Vasilit LSI bëri thirrje drejtëpërdrejtë për të gjitha forcat politike "Të ulemi sa më parë në tavolinë të nisim këtë proces, duke vendosur afatet e duhura"."Duke përfshirë edhe shoqërinë civile duke pasur synimin që zgjedhjet e 2017 të jenë zgjedhje politike thjesht e shprehje e vullnetit të popullit dhe jo thjesht një ripërsëritje e disa problematikave negative  plotësisht të evitueshme falë dhe eksperiencës së gjatë" nënvizoi Vasili.Dekriminalizimi dhe Reforma ne Drejtesi te mos sfumoje reformenMadje duke u nisur nga Kodi Zgjedhor që nuk lejon ndërhyrjen 6 muaj para zgjedhjeve dhe traditën e shqiptarëve që i nisim 6 muaj para, “ne jemi vonë në kohë” tha LuanLuan Rama: “Është e rëndësishme që paralelisht me reformat e tjera të nisë puna. Pra reforma në drejtësi apo dekriminalizimi të mos e sfumojë vëmendjen për reflektimin e këtyre rekomandimeve të OSBE. ODIHR pasi zgjedhjet janë bazamenti mbi të cilën ndërtohet një shtet demokratik "Vasili shtoi se LSI është e gatshme të ulet në çdo tavolinë dhe të japë kontributin vetëm e vetëm që përfundimisht problemet negative të zgjedhjeve të mos jenë më në asnjë raport të ndërkombëtarëve/Oranews.tv/