Turi i kryetarit të PD-së në rrethe, Basha: Do rrisim financimin për bujqësinë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të turit në rrethe është ndalur në Devoll ku është takuar me fermerë. Pasi u njoh me shqetësimet kryesore të tyre, Basha premoi lehtësira dhe rritje të financimit për sektorin bujqësor.Në vijim të turit "Fjalën e kanë qytetarët", kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me fermerët në Vranisht të Korçës. Pamundësia për të shitur prodhimet që për të dytin vit po kalben, dominimi i tregut nga mallrat e importit që hyjnë pa doganë dhe pa taksë ishin disa nga shqetësimet kryesore të fermerëve.Fermeri : “Të gjithë këto prodhime kaq të bollshme , kaq cilësore të shpërdorohen nga mosinteresimi i tyre që na drejtojnë kjo është katastrofë.”Lulzim Basha : “Rrugët e zgjidhjes kalojnë përmes ndihmës financiare drejt sektorit bujqësor “Gjatë bashkëbisedimet me kryetarin e opozitës, fermerët kërkuan lehtësira për bujqësinë si ulje të cmimit të naftës, energjisë elektrike dhe pesticideve. Basha tha se në programin qeverisës së PD-së parashikohet rritja e financimit për sektorin e bujqësisë.Fermeri : “ Dua që të ulet kostoja e shpenzimeve , pikërsiht nafta”Lulzim Basha: “Vendosja e taksës së sheshtë çfarë ka për qëllim? Qëllim kryesor ka të rrisë tregun. Se këtu në fshat përveç taksës së tokës e cila duhet të mos kalojë kurrësesi nivelin e 3500 lekë të vjetra. Asnjë taksë tjetër nuk duhet ti merret fshatarit.”Prej ditësh kryetari i opozitës , Lulzim Basha, ka ndërmarrë një tur takimesh me qytetarët në gjith vendin, në kuadër të hartimit të programit me të cilin demokratët do prezantohen para shqiptarëve në zgjedhjet e 2017.
/Oranews.tv/