U sekuestrohen 13.2 kg tritol në garazhin e banesës, në pranga babë e bir

Policia e Shkodrës sekuestron 13 kg tritol, i ndarë në 34 kallëpë.Lënda plasëse u konstatua gjatë kontrolleve të ushtruara në garazhin e banesës së shtetasve, Zija Rupa 73 vjeç , dhe Ylber Rupa 40 vjeç, atë e bir, të cilët u arrestuan.Gjatë operacionit u sekuestruan edhe një automatik, dy krehëra me nga 30 fishekë, 18 kapsolla detonatore një sasi fitili zjarrpërcjëllës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të  armëmbajtjes pa leje si dhe  prodhim dhe mbajtje e armëve të zjarrit dhe e municionit.Ndërkohë në një operacion në orët e para të paradite u arrestuan 4 persona për  “Armëmbajtje paleje” si dhe u sekuestrohen armë, municione dhe tritol.Arrestimi u krye në Njësinë Administrative Bushat dhe qytetin e Shkodrës.Të arrestuarit janë- Pal Hila, 66 vjeç, banues në Fshatin Mali Jushit, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës, Shkodër, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën 1 armë zjarri automatike, Model 56, kaliber 7.62 mm dhe 2 karikatorë me nga 30 copë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.- Ndue Kola, 71 vjeç, banues në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës, Shkodër, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën një armë zjarri automatike, një krehër me dy fishekë në të dhe 33 copë fishekë Model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.si dhe - Zija Rupa, vjeç 73, banues në Lagjen « Zogaj », Shkodër, - Ylber Rupa, vjeç 40, djali i shtetasit të mësipërm, banues në Lagjen « Zogaj », Shkodër, pasi nga kontrolli në garazhin dhe në banesën e tyre, u gjetën :• një kallëp tritoli 400 gr.• një sasi fitili zjarrpercjellës.• 18 kapsolla detonare.• një armë automatik.• dy krehëra me nga 30 fishek, të cilët i mbanin pa leje.Gjatë këtij operacioni, në total, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :• 3 armë zjarri Tip automatik.• një kallëp tritoli 400.• një sasi fitili zjarrpërcjellës.• 18 kapsolla detonarë.• 5 krëhëra.• 100 copë fisheke.Materialet e përgatitura, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të «Arëmbajtjes pa leje», «Prodhim dhe mbajtje e armëve të zjarrit dhe e municionit», sipas neneve 278, 278/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.IMG-20151013-WA0012[caption id="attachment_597789" align="alignnone" width="274"]Ne foto: Tritoli i sekuestruar ne Shkoder Ne foto: Tritoli i sekuestruar ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_597790" align="alignnone" width="274"]Ne foto: Tritoli i sekuestruar ne Shkoder Ne foto: Tritoli i sekuestruar ne Shkoder[/caption]12063306_1676328879320143_5647072597847609566_n (1)arme