Fieri pas përmbytjeve, banorët e prekur: Askush s'ka ardhur të na shohë

Në Fier, pavarësisht problemeve të konsiderueshme që solli dalja nga shtrati e Gjanicës, ende nuk ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve. Të revoltuar banorët thonë se askush nuk ka ardhur për të verifikuar dëmet, ndërkohë që nga Gjanica u përmbyt dhe ujësjellësi i Fierit.Banorët dhe tregtarët e prekur nga përmbytjet prej lumit Gjanicë, të revoltuar kërkojnë ndihmë nga shteti për dëmin e pësuar. Ata pohojnë se askush nuk ka ardhur për evidentimin e dëmeve.Qytetari : “Nuk është kujtuar njeri të thotë je gjallë apo s’je”Qytetari : “Komisioni nuk ka ardhur akoma por kryetari erdhi më para.”Prefekti i Fierit Xhevit Bushaj pohon se brenda pak ditëve do ketë mbaruar procesi i verifikimit të dëmeve, për të vijuar me dëmshpërblimin.Xhevit Bushaj : “Shtëpitë e përmbytura që arrijnë deri në shifrën e 550 familjeve duke futu këtu daljen nga shtrati dhe përmbytjen e familjeve në qytetin e Fierit njëkohësisht dhe në rrethinat dhe në njësinë e bashkisë së Fierit siç është në Levan , komunën Qendër etj"Dalja nga shtrati e lumit Gjanicë përmbyti edhe katin e parë të ndërmarjes së ujësjellës kanalizimeve, por fatmirësisht pa prekur dokumentacionin e abonentëve.Salarjon Totaj , drejtor i ujësjellës kanalizimeve : "Dëmet janë të mëdhaja në kompjutera , në sistemin që ka pasur probleme , në banesat e qytetarëve dhe në magazinë.”Nga reshjet e së dielës u përmbytën dhe 500 ha tokë bujqësore në fshatin Kraps dhe Gjorgos, ndërsa u dëmtua dhe baza ushqimore për bagëtinë.[caption id="attachment_597756" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Demet nga permbytjet ne Fier Ne foto: Demet nga permbytjet ne Fier[/caption][caption id="attachment_597758" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Demet nga permbytjet ne Fier Ne foto: Demet nga permbytjet ne Fier[/caption][caption id="attachment_597759" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Demet nga permbytjet ne Fier Ne foto: Demet nga permbytjet ne Fier[/caption][caption id="attachment_597760" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Demet nga permbytjet ne Fier Ne foto: Demet nga permbytjet ne Fier[/caption][caption id="attachment_597761" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Demet nga permbytjet ne Fier Ne foto: Demet nga permbytjet ne Fier[/caption] /Oranews.tv/