Donald Lu në zyrën e Berishës për reformën në drejtësi, ish-Kryeministri: Jetike

Reforma në drejtësi ka qenë në qendër të bisedimeve të një takimi mes ish-kryeministrit, Sali Berisha, dhe ambasadorit të SHBA-së në Tiranë Donald Lu, i cili shoqërohej edhe  nga zëvendës.ambasadori i SHBA-së David Muniz  dhe kreu i OPDAT, Jon Simbert.Përfaqësuesi i OPDAT bëri një ekspoze të reformës së drejtësisë, ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore që duhen, trajtimit të të gjitha problemeve të sistemit aktual të drejtësisë, punën që është bërë gjatë gjithë këtyre muajve nga ekspertët ndërkombëtarë dhe shqiptarë si dhe Komisioni Venecias.Nga ana e tij Berisha e ka vlerësuar reformën si jetime për sistemin e drejtësisë në vend.Berisha: "Në këtë takim theksova se, së pari e konsideroj reformën në sistemin e drejtësisë si reformën më jetike në këtë vend dhe se vlerësoj shumë përpjekjet qeverisë së SHBA dhe komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në këtë reformë. Theksova se është jetike, që kjo reformë të bazohet në rritjen e transparencës, luftës kundër korrupsionit, përgjegjësisë para ligjit dhe mbrojtjen e sistemit nga ndikimi politik, rrugët dhe mënyrat që të mos lejohet që një mazhorancë, cilado qoftë ajo, të ketë në dorë ta bëjë të vetin të gjithë sistemin e drejtësisë. Duke theksuar se e gjykoja të domosdoshme zhvillimin e një një debati më të gjërë dhe më konkret me të gjitha grupet e interesit, u shpreha se mbështes fuqimisht një reformë të bazuar në këto principe".Në diskutimet mes Berishës dhe Lu nuk ka munguar dhe problemi i dekriminalizimit dhe çështja e ÇEZ.Berisha: “E falenderova shumë ambasadorin Lu, qeverinë e SHBA për mbështetjen e fuqishme në realizimin e këtij proçesi në Shqipëri, edhe ky një kusht tjetër jetik për të ardhmen e vendit.Vlerësova se një progres i pamohueshëm është bërë dhe se shpresoja që paketa ti paraqitet sa më shpejt Parlamentit, si dëshmi e një vuillneti të hekurt për t’u ndarë nga kriminalizimi i shtetit dhe administrates”.