Fitorja e Serbisë, Vuçiç: E merituan, Rama: Ky është futbolli
Dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç kane reaguar neper rrjetet e tyre sociale pas ndeshjes ne Elbasan Arena.Rama ne profilin zyrtar te Facebook, pergezoi publikun kuqezi per qendrimin dinjitoz:"Barazimi do qe me i drejte po ky eshte futbolli.Sot lojtari me i mire ishte publiku fantastik kuqezi.Neser dite e re endrra vijon ne Armeni!"
Ndersa kryeministri serb Aleksandar Vuçiç me një postim në twitter pergezoi lojtaret e tij, qe moren 3 pike perballe Shqiperisë."Urime! Ekipi ynë e meritoi fitoren në këtë ndeshje të ndershme të zhvilluar sonte", shkruan Vuçiç.
Tahiri: Nuk fituam ne fushe, por jashte saj! "Nuk fituam ne fushe, por jashte saj! Shembull qytetarie dhe respekti. Faleminderit te gjitheve!Faleminderit Policise se Shtetit dhe cdo qytetari qe ndihmoi te tregoheshim te denje si qytetare te Evropes.Endrra vazhdon...kuqezi" shkruan ministri i Brendshëm në facebook.