Gazetarët e huaj thurin elozhe për Shqipërinë në prag të ndeshjes

Takimi mes Shqipërisë dhe Serbisë ka zgjuar intersin e të shumë mediave ndërkombëatre që kanë dërguar në vendin tonë gazetarët e tyre, për të ndjekur nga afër atmosferën që e rrethon këtë sfidë dhe shijen e një dueli historik.Manila Gassparato, gazetar i të përditshmes prestigjoze italiane Gazzetta dello Sport thur elozhe për kombëtaren shqiptare dhe për mënyrën se si po organizohet kjo ndeshje.Gazzetta dello Sport mendoi qe duhet te ishte prezent fizikisht ne Shqiperi sepse eshte ndeshja me rendesishme e kesaj fundjave, per me shume qe ka nje trajner italian, por mbi te gjitha eshte nje ndeshje e jashtzakonshme me shume histori. Vleresoi kombetaren shqiptare si nje kombetare re afte per t’i dhene popullit krenari, eshte fantastike se sa shume eshte rritur ky ekip. Organizimi me duket perfekt duhen keto masa pasi ajo cka ndodhi ne beograd nuk duhet te perseritet. Duhet te shndertohet ne nje feste.Më pas dha opinonin e tij në lidhje me këtë takim gazetari i televizionit britanik  COPA90 James Montage“Është një ndeshje me mjaft interes pasi eshte edhe disi politike. Donim ta përjetonim nga afer një sfidë të tillë edhe për të parë nëse cështja etnike do të ndikojë apo jo. Mendoj gjithashtu se masat janë ato ët duhurat për ndeshje të tila  “Pritet që tribuna e gazetarëve në Elbasan Arena të jetë e tejmbushuir, sigurisht ngjarja e Beogradit e rritur ndjeshëm interesin për këët ndeshje.