Elbasan, tifozët besim tek kombëtarja: Fitore historike

Tifozët po e presin shumë të entuziasmuar ndeshjen me Serbinë. Rrugët e Elbasanit janë të mbushura me tifozë të cilët në pamundësi për të blerë një biletë kanë vendosur ta ndjekin jashtë ndeshjen.Gazetarja e Ora News, Denisa Ruzi, ka ndjekur më nga afër në qytetin e Elbasanit gëzimin e tifozëve shqiptarë.Ata shprehen se do ta mbështesin kombëtaren kuq-e-zi deri në fund.“Do fitojmë se nuk ka rrugë tjetër. Emocione të mëdha,” shprehet një tifoz.“Shpresojmë që fitorja të na takojë neve” thotë një tjetër.Ka dhe nga ata që japin më shumë një dëshirë se sa një parashikim për ndeshjen: “Shpresojmë të fitojë Shqipëria 3-0”.