Dy grupe nga policia e Kosovës në Elbasan të mbikqyrin "Plisat”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2015, 21:35
Dy grupe me punonjës të policisë së Kosovës erdhën në Elbasan për të monitoruar grupin e tifozëve kosovarë të ashtuquajtur “Plisat”.20 punonjës policie nga Kosova erdhën në ndihmë të policisë shqiptare.Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, e ka falenderuar policinë kosovare për ofrimin e bashkëpunimit.Ai gjithashtu falenderoi skuadrën vullnetare të Emergjencave Civile që po ndihmojnë policinë për mbajtjen e rregullit gjatë futjes së tifozëve në stadium.
