Ministri serb: Ndeshja e futbollit ka një fitues, bashkëpunimi mes studentësh dy

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Srdan Verbic, e ka vlerësuar një moment historik arrjen e grupit të studentëve serbë në Tiranë, të cilët do të bëjnë tifo sot për kombëtaren e tyre të futbollit në “Elbasan Arena”.Ai vlerësoi se historia do të tregohet bujare me ta në vitet që do të pasojnë, duke u kujtuar si një urë lidhëse bashkëpunimi mes dy vendeve tona.Ndeshja e futbollit është një lojë që ka vetëm një fitues, tha Ministri serb, ndërsa nga bashkëpunimi mes studentëve të Shqipërisë dhe Serbisë përfitojnë të dyja shtetet.Verbic: “Kjo është një arritje e madhe që gjendemi këtu sot, në këtë ndërtesë duke diskutuar për një bashkëpunim të përbashkët, një gjë që nuk mund ta prisnim dy vjet më parë. Vitin e kaluar është bërë shumë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë sesa 50 vitet e kaluara. Sot përballemi me një mundësi shumë të madhe, nuk mendoj se kjo është vizitë historike se na duhet të bëjmë shumë më tepër, në muajt dhe vitet më pas. Megjithatë kjo është sërish shumë e rëndësishme po të shihni median sot flet për futbollistët, për mbështetësit, etj etj, nuk shihni studentët aty. Në fakt nuk duhet të jemi dritëshkurtër, duhet të shohim nga vitet që vinë dhe të presim 10 vjet më pas që ka pasur ndryshim dramatik të marrëdhënieve që ka filluar në 2015 kur një grup studentësh serbë që ka vizituar studentët shqiptarë dhe kjo ka ndodhur ndërkohë që zhvillohej një ndeshje futbolli. Mendoj që koha punon për ne. Kjo lojë, kjo ndeshje futbolli mund të ketë vetëm një fitues, ndërkohë që kjo lojë tjetër mund të ketë dy fitues.Të dyja vendet mund të fitojnë, varet vetëm nga ne sa e madhe do jetë kjo fitore, na duhet të punojmë shumë dhe kemi një mundësi shumë të madhe sot. Ndeshja e futbollit tërheq shumë njerëz, por ne kemi sot mundësi për të hapur një tablo tjetër që ne do ndihmojmë shumë që të përhapet”.9 /Oranews.tv/