Nicole Kidman, aktorja përzgjedh skenarë që e identifikojnë me personazhe historike
“Një, asnjë dhe njëqind mijë”. Nicole Kidman është si personazhi i librit me titull në romanin e dramaturgut italian Pirandello, një personazh tepër kompleks dhe në sfidë me vetveten, në kërkim të vazhdueshëm të "unit" dhe në sfidë me të.Nicole Kidman dhe njëqindmijë. Fytyra, histori, jetë, të të tjerëve, natyrisht. Të femrave të tjera, më mirë akoma nëse ato kanë jetuar vërtet. Dashuron sfidat dhe përzgjedh skenarë që e identifikojnë me personazhe historike ose që kanë jetuar vërtetë, midis mijëra ofertash.Sa më larg qofshin këto femra, nga pamja e jashtme apo personaliteti, më shumë ajo zhytet në kërkim të ngjashmërive. Është një grua e vërtetë, Virxhinia Wolf, të cilën Kidman e interpreton në “The Hours”. Dhe ky rol bëri që ajo të fitonte çmimin si aktorja më e mire, dhe Grace që irriton familjen mbreteërore të Monakos, dhe do të jetë arkeologia dhe gjuhëtarja britanike Gertude Bell ajo që do ta hymnizoje, në moshën 48-vjeçare, në Olimpin e Hollywood-it me filmin “The queen of the desert”.Kujtimet e saj të femijërisë zhvillohen brenda një laboratori shkencor. I ati, Anthony, ishte kimist. Nicole Kidman e humbi atë një vit më parë, dhe ndoshta edhe prej këtij fakti me të lexuar skenarin e kesaj shfaqeje teatrale, ajo tha po: do të interpretojë në Londër deri më 21 nëntor në “Photograf 51” rolin e Rosalind Franklin, shkencëtarja britanike e cila zbuloi e para strukturën dyhelikëshe të ADN-së falë rrezeve X dhe emri i të cilës, për shumë vite, ra në hije.Një tjetër grua që vërtet ka ekzistuar për Kidman, pas shumë të tjërave të cilave ajo ju ka dhenë jetë, fytyrë dhe zë gjatë karrierës së saj. Më e famshmja prej tyre, i dhuroi asaj edhe një statujë: shkrimtarja Virginia Woolf në “The hours”. Dhe kësaj radhe ajo do të jetë Gertude Bell në ekranin e madh, në filmin më të ri të Daniel Herzog, “Mbretëresha e shkretëtirës”: arkeologe, shkrimtare, gjuhëtare dhe agjente sekrete britanike, rebele dhe antikomformiste. Të gjitha këto gjenden në historine e Gertude Bell, dhe të gjitha këto do tëshkrihen tek Nickole Kidman në kinema.