Lady Gaga “Lady in red” në premierën e serialit “American Horror Story”

Këngëtarja e mirënjohur Lady Gaga u shfaq me një stil klasik dhe elegante gjatë parakalimit në tapetin e kuq për premierën e “American Horror Story: Hotel”.Ajo është pjesë e kastit të aktorëve në serinë e pestë të “American Horror Story”, që është titulluar “Hallways”, dhe do të luajë në rolin e Elizabeth, një fashioniste e etur për gjak.E veshur me një fustan të kuq, më një tualet në nuancat e kafes, dhe buzë të kuqe që bënin kontrast me flokët e saj të artë, u bë ylli i mbrëmjes, duke elektrizuar shfaqjen. Gaga shoqërohej edhe nga i fejuari i saj, Taylor Kinney, aktori tërheqës i serialit “Chicago Fire”. Ajo u tregua shumë modeste dhe tha se ishte e lumtur për pjesëmarrjen në këtë serial.“Unë dhe shumë nga miqtë e mi, gjithmonë jemi tërhequr pas gjërave që disa njerëz mendojnë se nuk janë të bukura, që janë të frikshme, të çuditshme, ose unike. Në fakt nuk është tamam kështu. Mua thjesht më pëlqen t’i bëj gjërat bashkë, dhe shumë njerëz nuk e bëjnë këtë. Pikërisht këtë ka bërë edhe Ryan, duke mbledhur bashkë njerëz të zgjuar, të talentuar dhe brilantë, ndërsa unë jam shumë e lumtur që do të marrë pjesë.”E pranishme në parakalimin në tapetin e kuq ishte edhe modelja Naomi Campbell.“Më pëlqen shumë “American Horror Story”. E kam parë që nga sezoni i parë, personazhet janë fantastikë dhe Ryan ka ditur si ta përcjellë historinë. Edhe Claudia Bankson, kryeredaktore në revistën “Vogue” mendon kështu: Ajo thotë atë që do të thotë, mënyrën se si do ta thotë, dhe kujt do t’ja thotë.”Ky është sezoni i parë në të cilën do të mungojë Jessica Lange, kurse kasti i plotë i aktorëve përbëhet nga Kathy Bates që luan në rolin e Iris, Angela Bassett në rolin e Ramonas, Finn Wittrocks në rolin e Tristan.Në rolet e tjera janë: Evan Peters si Mr. March; Matt Bomer paraqitet në rolin e Donovan, dhe Sarah Paulson do luaj në rolin e Sallyt, e cila ka një marrëdhënie të errët me detektivin Wes Bentley, i cili heton disa vrasje në “Hotel Cortez”, e që luhet nga Chloe Sevigny.Emma Roberts, Richard T. Jones, Denis O’Hare, Lily Rabe, Cheyenne Jackson, Max Greenfield, Glee’s Darren Criss dhe Madchen Amick, përmbyllin kastin e aktorëve në serinë e re.Premiera e “American Horror Story: Hotel” do të shfaqet të mërkurën më 7 tetor në kanalin FX.2C2B3B7400000578-0-image-m-21_1441957740657 2C2B476800000578-0-image-m-20_1441957725978/oranews.tv/