Kim Kardashian:”Shtatzënia, përvoja më e keqë e jetës sime”
Bukuroshja Kim ka shprehur përmes faqes së saj të re të internetit KimKardashianWest.com, ndjenjat e saj të vërteta rreth shtatzënisë. Në përpjekje për t’u treguar sa më e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë me fansat e saj, Kim u treguar atyre se si ndjehet."Për mua shtatzënia është përvoja më e keqe e jetës time". Kim vazhdoi duke shprehur shqetësimet saj, ku tha se po shkon duke u zgjeruar shumë dhe se për këtë arsye asgjë nuk po i përshtatet në trup. Për hir të kësaj shtatzënie, ajo shprehet se është detyruar të heqë dorë nga veshjet e saj të preferuara si dhe nga takat e larta, aq shumë të dëshiruara.Por, pavarësisht kësaj gjendjeje shpirtërore, Kim meqë shtatzaninë e parë e pati të vështirë, është kujdesur që të mos bëjë të njëjtat gabime . Bukuroshja 34-vjeçare ka punësuar një dietolog për t’u përkujdesur për ushqimin që ajo konsumon, në mënyrë që të mos sëmuret.Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, kur ishte shtatzënë me vajzën, North West, vuante nga tensioni i lartë. Duke qenë se mjekët e kanë paralajmëruar se mund të kalojë përsëri të njëjtën gjendje, Kim po përkujdeset deri në detaje që diçka e tillë të mos ndodhë. Dietologu duket se ka vetëm një kërkesë specifike: të përfshijë shumë ujë në vaktet e Kim.Pak ditë më parë, mediat njoftuan se djali i çiftit pritet të vijë në jetë më 25 dhjetor, si një dhuratë për Krishtlindje.
/oranews.tv/